Federeri rikthehet në janar

02 nëntor 2020 | 12:17

Tenisi zviceran Roger Federer ka njoftuar se pas një kohe të gjatë është e mundur të rikthehet në fushat e tenisit.

Ai bëri me dije se pret të shërohet nga lëndimi në fillim të janarit të vitit 2021. “Shpresoj të jem në gjendje të kthehem në fushë në janar. Ndihem mirë, jam i shëndetshëm, të gjithë në familjen time janë të shëndetshëm”, ka thënë Federer.

“Jam në humor të mirë. Kam bërë përparim. Ndoshta jo nga dita në ditë, por nga java në javë me siguri. Është një përparim i mirë. Unë kam qenë në fushë tenisi javën e kaluar, për herë të parë që nga shkurti. Është inkurajuese. Unë punoj sa më shumë që mundem ose aq sa ma lejon gjuri”, ka shtuar Federeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Cana ka dorëzuar kërkesën për lirimin e tij nga…