Federeri rikthehet pas një viti mungesë

12 shtator 2022 | 12:02

Roger Federer është gati për t’u rikthyer në fushë. Tenisti zviceran, fitues i 20 grand slam, ish-numri 1 në botë, ka zyrtarizuar praninë e tij në turneun e Bazel (Zvicër), që do të zhvillohet më 22-30 tetor.

Ndërkohë që më herët, më 23-25 shtator, ai do të luajë në turneun e Laver Cup, ku do të jetë pjesë e Evropës në ndeshjen ndaj botës. Në këtë turne të organizuar prej tij, Federer do të luajë bashkë me Nadal, Djokovic e Murray.

Federeri nuk luan prej më shumë se një viti, që kur u eliminua nga Wimbledon 2021.

Ai kreu një operacion në gju dhe rikuperimi ka zgjatur shumë. gjithsesi, fakti që ai rikthehet në fushë në një turne ATP është i rëndësishëm për të e fansat e tij.

Turneu i Bazelit është i preferuari i Federer, pasi zhvillohet në shtëpinë e tij (vendlindja e tij). Në këtë turne do të jenë edhe mjaft tenistë “big”, përfshi edhe numrin 1 në botë, spanjollin Carlos Alcaraz. /telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i St Paulit, Leart Paqarada do të rikthehet te…