Federeri, sportisti i vitit 2017
Roger Federer është shpallur sportisti i vitit në ceremoninë e “Laureus World Sports Awards”, zhvilluar të martën në mbrëmje në Montekarlo.
Fituesi i 20 Grand Slam-eve, që shkëlqeu në Australian Open dhe në Wimbledon 2017, dominoi ceremoninë e çmimeve, duke lënë pas emra si Cristiano Ronaldo, Lewis Hamilton dhe Mo Farah.
“Nuk e kisha besuar se mund të kthehesha sërish në këto nivele, por ky vit ishte diçka tjetër”, deklaroi tenisti 36-vjeçar, raporton “TCH”. Për femra, trofeun e rrëmbeu Serena Williams, e cila në vitin 2017 fitoi Grand Slam-in e 23 të saj në karrierë.
Kampionët e Botës në Formula 1, Mercedes, u vlerësuan si skuadra e vitit dhe titullin e tërhoqi kampioni i vitit 2017, Lewis Hamilton. “Ka shumë vlera brenda kësaj skuadre dhe unë jam shumë krenar që jam pjesë e saj”, ka thënë britaniku.
Një çmim i veçantë shkoi edhe për skuadrën braziliane Chapecoense, me vlerësimin “Momenti më i mirë i vitit”, me rikthimin që bëri kjo skuadër pas rrëzimit të avionit të ekipit në vitin 2016.