Federeri: Wimbledoni më mungon shumë, rikthehem vitin tjetër

17 korrik 2020 | 13:17

Roger Federeri pranon se të mos luajë në grand slam të Wimbledonit këtë vit e ka mërzitur shumë. Ky është turneu i tij i preferuar, aty ku zvicerani ka triumfuar tetë herë në karrierën e tij, ndërkohë që në total ka fituar 20 grand slam.

Gjithsesi, koronavirusi bëri që organizatorët e turneut londinez ta anulojnë atë, ndërsa vetë Rogeri të “dorëzohet”, duke zhvilluar një operacion të dytë. Numri katër në botë pritet të rikthehet në fushë në janar të 2021-shit.

“E pranoj që Wimbledoni më mungon shumë. Për këtë arsye po punoj fort, që të jem aty vitin tjetër. Unë po rikuperoj dhe shpresoj në janar të jem gati. Në Wimbledon kam shumë kujtime dhe dua t’i përjetoj sërish vitin tjetër”, ka thënë tenisti zviceran. “Kam ende një rrugëtim të gjatë deri në rikthimin në fushë, por gjërat po ecin mirë. Nuk dua të nxitohem, kam kohë, ndërkohë që deri në janar situata mund të ndryshojë sërish. Ndaj dua të jem gati për vitin tjetër”, ka deklaruar Federeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur të premten në…