Federica Mogherini arrin në Tiranë
17 prill 2018
| 22:38
Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, ka arritur në Tiranë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, diplomatja do të darkojë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë për media me kreun e qeverisë shqiptare.
Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të takojë edhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Ajo do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.