Federico Chiesa në radarin e Napolit
29 dhjetor 2024
| 14:09
Drejtori i Napolit, Giovanni Manna, raportohet se ka kontaktuar me agjentin e Federico Chiesa për të shqyrtuar disponueshmërinë e anësorit italian në janar, ndërsa Liverpool është i hapur për një huazim.
Sipas Calciomercato, Napoli është i interesuar për Chiesa dhe drejtori i klubit, Manna, ka zhvilluar bisedime paraprake me përfaqësuesin e lojtarit, Fali Ramadani.
Chiesa ka pasur vështirësi për të siguruar minuta loje në pjesën e parë të sezonit te Liverpool, kryesisht për shkak të problemeve me formën fizike.
Për këtë arsye, Liverpool raportohet të jetë i gatshëm ta huazojë italianin për t’i dhënë mundësinë të luajë më shumë.