Fehlingeri i bën thirrje Rumanisë që ta njoh Kosovën
Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, i ka bërë thirrje Rumanisë që ta njoh shtetin e Kosovës.
Ai ka thënë se një vendim i tillë do të ishte një falënderim për të gjitha shtetet që e ndihmuan që ky shtet të hyjë në “Schengen”dhe “Eurozonë”.
“I bëj thirrje Rumanisë që ta njoh shtetin e Kosovës tani, kjo do të ishte një mirënjohje për të gjitha përpjekjet që shtetet Perëndimore bënë që ju të hyni në ‘Schengen’ dhe ‘Eurozonë’ dhe OECD”, ka shkruar Fehlinger në “Twitter”.
I call Romania 🇷🇴 to recognize Kosovo 🇽🇰 now, that would be kind thanks for all the effort your friends in West make to get you into Schengen and Eurozone and OECD @KlausIohannis @BogdanAurescu @SMuresan @lukasmandl @RobertaMetsola @VjosaOsmaniPRKS pic.twitter.com/PAS8nGEG2S
— Gunther Fehlinger (@GunterFehlinger) March 16, 2023