Fehmi dhe Xhevë Lladrovci kurrë nuk pyeten për çmimin lirisë
Me rastin e 63-vjetorit të lindjes së heroinës, Xhevë Lladrovci, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ka organizuar një akademi përkujtimore, në të cilën është thënë se Xheva ishte grua e pendës dhe e pushkës, e cila luftoi për lirin e vendit.
Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Izni Kilaj, ka thënë se Xhevë Lladrovci është një ndër fytyrat më emblematike e të gjitha kohërave.
Sipas tij, kjo heroinë nuk kishte siç të ishte ndryshe, pasi doli nga një familje që kishte të brumosur dashurinë për atdheu.
Ndërsa, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se heroi Fehmi Lladrovci dhe heroina Xhevë Lladrovci, i përkasin gjerdanit të heronjve të atdheut që luftuan për bashkimin dhe lirin e shqiptarëve.
“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci kurrë nuk pyeten për çmimin lirisë ndër të parët iu përgjigjen thirrjes së Adem Jashari për të luftuar për liri”, ka thënë ai.