
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci shpallen heronj të Kosovës
18 shkurt 2025
| 14:00
Pas urdhrit “Hero i Kosovës”, që iu nda Shabanit, kryefamiljarit të Jasharëve, ajo ka nderuar veprën dhe sakrificën edhe të dy heronjve, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
“Me të njëjtin frymëzim, bazuar në vendimet paraprake, sot i dorëzojmë urdhrat ‘Hero i Kosovës’ edhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy bashkëluftëtarë dhe bashkëshortë që ranë ashtu siç jetuan – bashkë, me armët në duar dhe me idealin e lirisë së ngulitur në shpirt”, deklaroi Osmani.