Fehmi e Xhevë Lladrovci kthehen pas 20 vitesh në Drenas
20 shtator 2018
| 09:48
Sot, zbulohet shtatorja e Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, në sheshin e Drenasit, duke filluar nga ora 12:00.
Shtatoret e tyre kanë mbërritur mbrëmë në Drenas dhe janë vendosur tashmë në sheshin “Fehmi Lladrovci” të kësaj komune.
Xhevë dhe Fehmi Lladrovci do i kthehen Drenicës pas 20 vitesh, të përjetësuar në bronz.
Në këtë ngjarje do marrinë pjesë edhe krerët institucional të vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.