Fehmi Ferati thotë se në Mitrovicë po blihen votat nga familjet e varfra
07 tetor 2021
| 13:19
Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Fehmi Ferati, ka deklaruar se në lagjet varfra të qytetit po shpërndahen para për blerje votash.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se edhe të pastrehëve po iu premtohet zgjidhje të problemit në këmbim të votës.
“Në lagjen e romëve në Mitrovicë po shpërndahen para për blerje votash poashtu edhe në lagje tjera të varfëra Tunel i parë e Dy Korriku! Listës së familjeve të varfëra që kanë aplikuar për strehim në shtëpitë e ndërtuara nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën po ashtu po u premtohen “zgjidhje problemi” me votim! Kandidaturë e pistë kriminale!”, ka shkruar Ferati.