FEHMI LLADROVCI DHE XHEVA KRASNIQI-LLADROVCI SHTATORET E TYRE VENDOSEN NË VLORË
Ismet Sylejmani
Lajm i madh!
Sihariq kombëtar!
Ngjarje që do të gëzojë çdo zemër të madhe shqiptari e atdhetar çlirimtar!
Eveniment luftarak!
Gjeneral Fehmi Lladrovci bashkë me bashkëudhëtaren e jetës e të veprimtarisë atdhetare, luftarake e çlirimtare të luftës për lirinë e Kosovës e kundër Serbisë pushtuese në Kosovë e në Kroaci, do të vendoset i derdhur në bronz në Kryeqytetin e flamurit shqiptar, në Vlorën heroike!
Heroi i Kombit Udhëheqësi kolosal i Levizjes Popullore të Kosovës dhe Komandanti lavdimadh i UÇK-së Fehmi Lladrovci bashkë me Heroinë Xheven, do të stolisin me shtatoret e Tyre, qyetin legjendar të flamurit shqiptar, Vloren historike, qytetin simbol të flamurit kombëtar, të flamurit që peshon aq sa është e rëndë toka e Atdheut!
Vendosja e shtatoreve të Fehmiut e Xhevës në Vlorë, nderon luftën titanike të popullit shqiptar të Kosovës!
Vendosja e shtatoreve të Fehmiut e Xhevës në Vlorë, nderon gjakun e derdhur për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Vendosja e shtatoreve të Fehmiut e Xhevës në Vlorë, nderon Shqiperinë Nënë dhe ndihmën e sajë të pashembullt në përkrahjen e palekundur të Kosovës dhe Viseve të saja në qendresën e papërkulshme kundër titizmit jugosllav dhe kundër Serbisë pushtuese!
Faleminderit Ramiz Lladrovci, vëllau i Gjeneral Fahmiut, për këtë informacion të madh kombëtar!
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci!
Lavdi e përjetshme Heroines së Kombit Xheva Krasniqi- Lladrovci!
Prishtinë, 04 Tetor 2020!