
Feim Kelmendi zgjedhet Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit në Telekomin e Kosovës
Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A, me datën 10.02.2023, me vendim unanim ka zgjedhur Feim Kelmendin në pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekomin e Kosovës Sh.A.
Kështu është bërë e ditur nga Telekomi i Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A, me datën 10.02.2023, me vendim unanim ka zgjedhur Feim Kelmendin në pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekomin e Kosovës Sh.A.
Me datën 18.01.2023, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim, për pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit, në mesin e pesë (5) aplikacioneve të pranuara, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve/aplikacioneve ka përzgjedhur në listën e ngushtë për intervistim tre (3) kandidatë.
Me datën 09.02.2023, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim të procesit të përzgjedhjes ka intervistuar kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë për pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit të Telekomit të Kosovës Sh.A.
Komisioni në bazë të metodologjisë për vlerësimin e Zyrtarëve të Lartë, të përcaktuar nga Partneri zbatues për monitorim (BDO), ka bërë poentimin e të gjithë kandidatëve të intervistuar, ku z. Feim Kelmendi është vlerësuar nga Komisioni Vlerësues me më së shumti pikë.
Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A, konstaton që i gjithë procesi i rekrutimit për pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit ka qenë transparent, i rregullt dhe në bazë të Ligjit, Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative.