
Fejohet Dennis Quaid
21 tetor 2019
| 11:35
Dennis Quaid është fejuar. Raportohet se aktori 65-vjeçar i propozoi martesë të dashurës së vet Laura Savoie, sipas “Us Weeky”.
Më 18 tetor çifti u pa në Hawaii. Dennis dhe studentja 26-vjeçare janë parë bashkë që nga muaji qershor.
Aktori ka qenë i martuar tri herë dhe ka tre fëmijë nga martesat e mëparshme.