Fejohet Scarlett Johansson, merr unazë 400 mijë dollarëshe
25 korrik 2019
| 14:32
Në botën e çifteve të Hollywood, Scarlett Johansson dhe Colin Jost mundohen ta mbajnë lidhjen e tyre private, por kjo është pak e vështirë kur del në publik me një unazë fejesë gjigante.
Aktorja e famshme është shfaqur në “Comic-Conku” ku njoftohej filmi “Black Widow” kur unaza e saj e fejesës ka rrëmbyer gjithë vëmendjen.
Unaza ka diamant 11 karat dhe është thënë se kushton 400 mijë dollarë.
Çifti është në lidhje që nga viti 2017 edhe pse janë takuar një dekadë më parë.
Scarletti dhe Colini kanë konfirmuar marrëdhënien e tyre në “Emmy 2017” dhe tani janë duke planifikuar të martohen.