Fejza: Shkova në Hagë për t’i motivuar, por më ndodhi e kundërta
Aktivisti i rinisë demokratike të PDK-së dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Vivianit Fejza ka vizituar Kadri Veselin, Hashim Thaçin dhe tjerët në Hagë.
Fejza këtë njoftim e ka bërë përmes “Facebookut”, duke thënë se erdha në Hagë që sado pak t’i motivoj çlirimtarët të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë, por më ndodhi e kundërta. Ata më motivuan mua me energjinë e tyre.
“U nisa nga Kosova me padurimin e vullnetin e madh per ta takuar Kryetarin Kadri Veseli dhe sidomos per ta motivuar ate, sepse u bene me shume se 2 vite qe ai dhe çlirimtaret tjere po mbahen padrejtesisht ne Hage.
Dhe ndodhi e kunderta. Sepse gjate zhvillimit te bisedes isha une qe po e shihja veten super te motivuar. Pas takimit, e kuptova qe keta burra jane super te fuqishem, pertej asaj qe mund ta dijme e imagjinojme”, ka shkruar Fejza.
Postimi i plotë i tij:
U nisa nga Kosova me padurimin e vullnetin e madh per ta takuar Kryetarin Kadri Veseli dhe sidomos per ta motivuar ate, sepse u bene me shume se 2 vite qe ai dhe çlirimtaret tjere po mbahen padrejtesisht ne Hage.
Dhe ndodhi e kunderta. Sepse gjate zhvillimit te bisedes isha une qe po e shihja veten super te motivuar. Pas takimit, e kuptova qe keta burra jane super te fuqishem, pertej asaj qe mund ta dijme e imagjinojme.
Ata po vazhdojne edhe sot e kesaj dite me shume vullnet dhe pa asnje pishman sakrificen per Kosoven tone te dashur?.
Faleminderit Zotit, qe pas nje kohe kaq te gjate munda ta takoj Kryetarin Veseli dhe Presidentin Thaçi. Definitivisht per mua ky ishte fillim fantastik i Vitit te Ri 2023?????
The Hague, 05.01.2023