Fejzë Demiri, me shkrimet e tij në vazhdimësi përçon mesazhe instruktive për gjeneratat e reja
Nga: Zekerija Idrizi
Gjithandej nëpër gazeta, revista, portale e media të shumta sociale dhe elektronike lexoj emrin e një krijuesi të ri e të talentuar shqiptar nga komuna e Gjakovës, që shkruan dendur në poezi, prozë e eseistikë. Lexoj dhe lajme të këndshme për përkthimin e opusit të tij letrar në anglisht, frëngjisht, italisht, spanjollisht, deri së fundi edhe në Meksikë. Fejzë Demiri, në moshë 22 vjeçare ka arritur të botojë 7 libra, duke filluar me shkrime e publikime autoriale që nga mosha 14 vjeçare. Matematikisht i bie që ai për çdo vit ka shkruar e botuar nga një libër. Kjo është një mrekulli, që flet për një autor, për një poet e shkrimtar që premton shumë për të ardhmen e letërsisë sonë kombëtare.
Deri më tani ai ka botuar librat vijues:
- Vargje përkushtuese I
- Vargje përkushtuese II
- Në detin e dashurisë e të thënies
- Kur shpirti ka etje
5.Qirinj për dritë
- Dhembje kohe
- Vogëlushi im
- Biseda shpirti me babën
Personalisht, kam lexuar pjesën dërrmuese të eséve të tij nga libri “Vogëlushi im”. Jam mahnitur skajshëm nga ky narracion sa domethënës aq edhe sublim për nga fjalë ndërtimi magjik letrar dhe për nga mesazhet instruktive që përçon ndër gjeneratat e reja.
I nderuar mik, Fejzë, të lumtë pena e artë e mos pushoftë kurrë së shkruari perla letrare, që, s’ka dilemë, do t’i rezistojnë kohës e do ndrisin ndër shekuj e gjenerata në vend dhe jashtë ndërkombëtarisht!
Shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen!