Felix: Ekipi i zemrës time është Barça

19 korrik 2023 | 11:04

Në një intervistë për gazetarin Fabrizio Romano, ylli i Atletico Madrid, Joao Felix, ka treguar se klubi i tij i zemrës është Barcelona.

“Dua që të luaj për Barçën. Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë. Që nga fëmijëria e kam pasur ëndërr Barcelonën. Nëse ndodhë kjo, do të realizohej ëndrra ime”, ka thënë Felix.

Portugezi ishte transferuar në vitin 2019 nga Benfica tek Aletico Madrid për 127 milionë euro, pastaj në janar të këtij viti u huazua tek Chelsea ku nuk tregoi formë të mirë dhe në qershor u kthye përsëri në kryeqytetin spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sonte (e mërkurë) e zhvillon…