Felix: I zhgënjyer nga eliminimi, doja të luaja më gjatë në Ligën e Kampionëve 

19 shkurt 2025 | 12:41

Te Milanin janë ende të zhgënjyer për eliminimin nga Liga e Kampionëve. Barazimi 1-1 ndaj Feyernordit në “San Siro” nuk ishte rezultati që kuqezinjtë prisnin, aq më tepër kur udhëhiqnin pas golit të shënuar që në minutën e parë.

“Ka shumë zhgënjim tek të gjithë ne. Edhe në nivel personal, doja shumë të luaja në Ligën e Kampionëve me Milanin, por në vend të kësaj luajta vetëm dy ndeshje”, u shpreh sulmuesi portugez Joao Felix. Më tej, lojtari i ardhur në huazim nga Chelsea në merkaton e janarit shtoi: “Ky është futbolli. Ne të gjithë duhet të mësojmë nga kjo ndeshje, nga ky eliminim, të rinj dhe të vjetër”.

“Ne po kontrollonim lojën dhe ishim gati të shënonim golin e dytë. Ata kurrë nuk kishin krijuar ndonjë rrezik në portën tonë. Pastaj, pas daljes së Theo Hernandez me të kuq ndeshja ishte krejtësisht ndryshe”, ka shtuar Joao Felix.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë nuk…