Felix në shitje, Atletico kërkon 100 milionë euro
05 dhjetor 2022
| 14:55
Futbollisti Joao Felix është në Kupën e Botës me Portugalinë, por duket se nuk do të rikthehet më në Atletico Madrid.
Sulmuesi nuk është aspak i lumtur te skuadra spanjolle, pasi nuk po luan rregullisht dhe nuk po i pëlqen stili i lojës që po e aplikon trajneri Diego Simeone.
Felix ka kërkuar largimin nga Atletico dhe duket se dëshira e tij do të bëhet realitet qysh në afatin kalimtar të janarit. “Marca” ka raportuar se “Los Colchoneros” janë të gatshëm ta shesin yllin portugez, por duan që të fitojnë mbi 100 milionë euro nga largimi i tij. Manchester United, Chelsea, Bayern Munchen e Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.