Fëmija i zhdukur ukrainas gjendet tek aleati i Putinit
Një aleat i rëndësishëm politik i Vladimir Putinit ka adoptuar një fëmijë të marrë nga një shtëpi fëmijësh në Ukrainë, sipas dokumenteve të zbuluara nga BBC.
Sergej Mironov, lideri 70-vjeçar i një partie politike ruse, përmendet në regjistrin e të dhënave të birësimit të një vajze dyvjeçare, e cila u mor në vitin 2022 nga një grua me të cilën ai tani është i martuar.
Të dhënat tregojnë se identiteti i vajzës është ndryshuar në Rusi.You can skip this ad in 3Advertisement
Fëmija, i quajtur fillimisht Margarita, ishte një nga 48 që u zhdukën nga Shtëpia e Fëmijëve në Kherson kur forcat ruse morën kontrollin e qytetit.
Ata janë në mesin e rreth 20,000 fëmijëve që, sipas qeverisë ukrainase, janë kapur nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022. Në fillim të këtij viti Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste për presidentin Vladimir Putin dhe komisioneren e tij për të Drejtat e Fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për deportimin e supozuar të paligjshëm të fëmijëve ukrainas në territorin e kontrolluar nga Rusia, me synimin për t’i larguar ata përgjithmonë nga vendi i tyre.
Qeveria ruse thotë se nuk i dëbon fëmijët ukrainas, por i evakuon ata për t’u mbrojtur nga lufta.