Fëmija nga Kosova humb betejën me kancerin në një spital në Turqi
10 janar 2022
| 12:22
Fëmija me inicialet A.K., ka humbur betejën me kancerin në një spital në Turqi.
Në njoftimin për vdekjen e tij është thënë se fëmija ka shkuar për shërim në Turqi “me ndihmën e shumë qytetarëve që mblodhën shumën e parave që i duheshin në të dyja operacionet që i kishte në Tiranë dhe Turqi”.
Ky fëmijë ishte i vetmi në familje.