Fëmija nuk ia puthi dorën, Erdogani e goditi
29 korrik 2024
| 09:25
Disa video që tregojnë presidentin turk duke goditur me shuplakë një fëmijë që nuk i puthte dorën kanë shkaktuar bujë në internet.
Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes.
Pas fjalimit, Erdogan u dorëzoi pronarëve çelësat e shtëpive. Dy fëmijë të një familjeje dolën në skenë para prindërve të tyre.
Erdogan u zgjati dorën fëmijëve për t’ia puthur, por kur djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe vetëm ia nguli sytë presidentit, ai e goditi me shuplakë.
Fëmija më pas ia puthi dorën presidentit.