Fëmijët e dëshmorëve kërkojnë dorëheqjen e Kurtit pas deklaratës për Ivanoviqin

23 janar 2023 | 13:05

Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbajtur një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq.

Me moton: “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, ata kanë marshuar përgjatë sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.

Njëri nga iniciatorët e protestës, Berat Beqiri, ka kërkuar nga Kurti që të kërkojë falje ose të japë dorëheqje.

“Ky veprim i Kurtit ishte një tronditje e radhës dhe një fyerje e rëndë për të gjithë ne. Fjalët e tij ishin shigjeta që ranë mes nesh. Fjalimi i Kurtit ishte një rasti i shëmtuar i një kryeministri që shkel historinë e popullit të vet. Me këtë protestë duam t’i themi STOP. Me këtë protestë duam t’i themi secili se me gjakun tonë nuk bëhet tradhti. Me këtë protestë duam t’i themi secilit politikan, se nëse nuk jeni të aftë të mbroni këtë vend, jepni dorëheqje e mos na torturoni”, ka thënë Beqiri.

Sipas tij, më mirë është të jesh një qytetar i panjohur sesa një kryeministër tradhtar.

“Deklaratat e pamatura, do të pasohen më kundërshtimin tonë dhe me kërkesat tona për dorëheqje. Ne sot ju themi se nuk jemi injorantë dhe as të paaftë dhe do të kërkojmë llogari publike. Ky popull as nuk harron dhe as nuk falë kurrë”, është shprehur ai, raporton EO.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhuli Nura ka marrë vëmendje të madhe që kur nisi…