
Fëmijët e dëshmorëve në protestë: Kryeministër, mos na shkel në gjak!
23 janar 2023
| 12:23
Me moton “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë nisur protestën ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq.
Me pankarta në duar e me thirrje UÇK, protestuesit janë ofruar përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. /EO