Fëmijët e Haxhajt të Gjilanit mësimin do ta vazhdojnë në bodrumin e xhamisë
29 gusht 2018
| 21:42
Fëmijët e Haxhajt të komunës së Gjilanit do të kthehen sërish në bodrumin e xhamisë së fshatit, për të ndjekur mësimet.
Për ta ende nuk është përfunduar objekti i ri i shkollës, megjithëse ishte paraparë të bëhej për këtë shtator, pikërisht 16 muaj pas fillimit të punimeve, raporton Klan Kosova.
Kushtet në katin përdhes të faltores janë të vështira për mësim.