Fëmijët e Kim Kardashian kanë një qëllim të ri që t’i gjejnë një partner por…
Ylli 43-vjeçar i televizionit është pyetur për jetën e saj sentimentale nga Jimmy dhe ajo tha se…
Kim Kardashian zbuloi së fundmi se fëmijët e saj përpiqen ta ndihmojnë të gjejë një partner, por ajo nuk është ende gati, gjatë një paraqitjeje të mërkurën në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Ylli 43-vjeçar i televizionit është pyetur për jetën e saj sentimentale nga Jimmy.
“Çfarë po ndodh me jetën tënde sentimentale? A po del me dikë?”, e pyeti Jimmy drejtpërdrejt, pasi bisedoi me Kimin për karrierën e saj në rritje si aktore.
“Jo”, shtoi ajo.
“Je beqare?”, pyeti Jimmy.
“Po”, konfirmoi Kim.
“Është shumë qesharake sepse fëmijët e mi përpiqen të më gjejnë një partner, sikur janë të gatshëm tani, por unë nuk jam”, tha Kim, e cila ka katër fëmijë: North, 11 vjeçe, Saint, tetë vjeç, Chicago, gjashtë vjeçe dhe Psalm, pesë vjeç, me ish-bashkëshortin Kanye West, 47 vjeç.
“Ata janë shumë të veçantë, si p.sh. vijnë në shtëpi dhe bëjnë lista. Saint dëshiron që të jem me ndonjë lojtar basketbolli ose futbolli.”