Fëmijët e “Let Center” shënojnë 10-vjetorin e Pavarësisë
Me vjersha, këngë e vallëzime fëmijët e qendrës për shkollarë “LET Center”, shënuan 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Të emocionuar e shumë të kënaqur ishin fëmijët që performuan. Mirëpo vjershat e këngët nuk ishin e tëra. Ata përmes inskenimeve të shumta në skenë sjellën ngjarjet kryesore ndër vite.
Drejtoresha e Let Center, Lida Hoxha Nexhipi, ka thënë se ketë shfaqje e kanë organizuar për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton “Ekonomia Online”.
Ajo ka uruar te gjithë nxënësit dhe prindërit e pranishëm duke thënë se Dita e pavarësisë së Kosovës është kurorëzimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj.
Shënimi i një dekade që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë përmes aktiviteteve të shumta kulturore e artistike.