Fëmijët e parë për 2019-n: Në Kosovë lind vajzë, në Shqipëri djalë
01 janar 2019
| 11:59
Foshnja e parë e lindur në vitin 2019 në Kosovë ëshë një vajzë që ka lindur në orën 00:37, me peshë prej 4050 gram.
Ndërsa foshnja e dytë është një djalë, I lindur në orën 01:58, me peshë prej 3740 gram.
Kurse në Shqipëri fëmija i parë për vitin 2019 ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë vetëm dy minuta pas ndërrimit të viteve.
Fëmija i parë për këtë vit është një djalë që prindërit e kanë quajtur Elis dhe solli një gëzim të pamasë në familjen e tij.