Fëmijët e pasur me çanta të bëra nga palca kurrizore e njeriut
Një stilisti indonezian i modës është duke shitur një çantë prej 5 000 dollarësh të bërë nga gjuha e aligatorit dhe shpina e një fëmije.
Arnold Pultra, një fëmijë i pasur në “Instagram”, pretendon se produkti i tij i urryer është ‘burim etik’ nga tepricat mjekësore në Kanada. Materiali i ndarjes së çantave është bërë tërësisht nga gjuha e aligatorit dhe është kompletuar nga shpina njerëzore, sipas përshkrimit të tij në uebfaqen e veshjeve.
Në llogarinë në “Instagram” nga Arnold Pultra, i cili tregon modelet e Pultras, pretendohet se materiali është marrë nga shpina e një fëmije që kishte osteoporozë.
Pultra tha se kjo llogari nuk drejtohet nga ai personalisht, por ai i tha faqes në internet “Insajderi” se ai ‘kishte kontribuar’ për të. Dizajneri nuk pranoi të konfirmojë kur u pyet nëse shpina i përkiste një fëmije.
Sidoqoftë ekspertët e konstatuan se bëhej fjalë për shpinë të tillë. Pultra tha që eshtrat ishin “me burim mjekësor nga Kanada”, dhe sugjeroi se ishte nga një kompani e licencuar për të tregtuar ekzemplarë njerëzorë, të cilat iu dhuruan shkencës mjekësore, por janë të tepërta.
Megjithëse Pultra pretendon se nuk e drejton “Instagramin” nga Arnold Pultra, ai rregullisht përdor llogarinë e tij personale për të krijuar stilin e jetesës së tij.
Ai pretendon të ketë hedhur një herë 30 000 dollarë në një xhaketë aligator të veshur me kangur, sipas Business Insider.
Llogaria e njohur Rich Kids Of Instagram profilizoi Pultra, dhe në vitin 2017 ai u emërua nga Tatler Indonesia si një nga “koleksionistët më të frytshëm të makinave në Indonezi”.