Fëmijët e veprimtarit Dinë Ahmetaj i bëjnë dhuratë Nasim Haradinajt (Foto)
Nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se ka pranuar një dhuratë, orë dore, nga fëmijët e veprimtarit Dinë Ahmetaj.
“Rrallë ndonjëherë jam ndier më i nderuar dhe i emocionuar se sot! Fëmijët e Dinë Ahmetaj ishin organizuar dhe si rrespekt së pari ndaj prindit të tyre dhe pastaj edhe ndaj meje më sollën ketë dhuratë…”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Nasim Haradinajt:
Rrallë ndonjëherë jam ndier më i nderuar dhe i emocionuar se sot!
Fëmijët e Dinë Ahmetaj ishin organizuar dhe si rrespekt së pari ndaj prindit të tyre dhe pastaj edhe ndaj meje më sollën ketë dhuratë…!
Dina ishte bashkëveprimtar i babait Ismailit,profesor i imi por ne kohën e luftës edhe bashkluftetar në kohë lufte në Koshare…!
Mbas lufte ishim edhe shok të pa darë edhe pse me diferenc moshe si prind e fëmij….!
Tani trupi i tij pushon në varrezat kompleksit në Gllogjan si veteran.
Lavdi dhe i qoft i lehtë dheu i Kosovës që baca Dinë beri gjdo gjë për lirinë e vëndit…!
Ju falëmderit nga zëmra ju femijëve të tij…!