Fëmijët i thonë Dodikut: “Ku je hajn”, ai buzëqesh me zor (video)
30 tetor 2023
| 08:10
Në rrjetet sociale po qarkullon një video e presidentit të Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, duke folur me fëmijët. Me të ishte edhe Zheljka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës së BeH.
Asgjë nuk do të ishte e pazakontë nëse njëri nga fëmijët nuk do ta pyeste Dodikun se: “Ku je hajn?”.
Dodiku buzëqeshi i shqetësuar dhe fëmijët, Cvijanoviq i pyeti: “A jeni regjistruar në fakultet?” Është herët, apo jo?”, duke u përpjekur t’i shpërqendrojë ata.
Kjo video fillimisht u publikua në kanalet zyrtare të presidentit të Republikës Serbe, por shumë shpejt u fshi.