Fëmijët në Gaza, në kërkim të ushqimit për t’i mbajtur gjallë familjet
Në vende të caktuara, në momente të caktuara, vetëm të qëndrosh gjallë është diçka për të cilën një djalë duhet të jetë krenar – e lëre më të dalësh çdo ditë për të gjetur ushqimin që e mban familjen tënde nga uria.
Çdo mëngjes, Mohammed Zo’rab, 11 vjeç, shkon në qytetin jugor të Gazës, Rafah, për një mision.
Ai merr një tas të madh plastik dhe shkon në shkollat që janë bërë qendra refugjatësh dhe në kampe të improvizuara buzë rrugës ku njerëzit vuajnë si familja e tij, por mund të gjejë ende diçka për të ushqyer fëmijën e të huajve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Mohamedi gjithashtu shkon në spitale ku të plagosurit mbërrijnë në çdo orë, dhe kudo tjetër ku mund të ketë një tenxhere që zien mbi një zjarr të hapur.
“Kur kthehem te familja ime me ushqim, ata gëzohen dhe hamë të gjithë bashkë”, thotë ai.
“Ndonjëherë shkoj duarbosh dhe mërzitem”.
Mohamedi është më i madhi nga katër fëmijët dhe jeton me nënën, babanë dhe vëllezërit e motrat e tij në një strehë të bërë prej plastike dhe pëlhure gomuar.
Muhamedi është një nga mijëra fëmijët që janë bërë mbledhësit kryesorë të ushqimit për familjet e tyre.