
Fëmijët pritet të pajisen me letërnjoftime që nga lindja
22 gusht 2018
| 17:05
Qeveria e Kosovës ka aprovuar Koncept-dokumentin për plotësim ndryshimit të Ligjit për letërnjoftim.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se ky koncept-dokument parasheh që pajisja me letërnjoftim të bëhet që nga momenti i lindjes së fëmijës.
Ai ka vlerësuar se ky ndryshim mundëson një sërë lehtësirash për qytetarët.