Fëmijët vizitojnë kazermat e FSK-së

01 qershor 2021 | 14:11

Në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, sot Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, organizuan Ditën e Hapur në kazermat e FSK-së me pritjen e nxënësve të disa shkollave fillore të mesme të ulëta të vendit. Pritje u organizua në kazermat e FSK-së në Prishtinë, Prizren, Istog, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj.

Në ambientet e kazermës “Adem Jashari” ata i takoi ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Me këtë rast, ministri Mehaj, nxënësve dhe stafit pedagogjik shoqërues të tyre u dëshiroi mirëseardhje me urimet më të mira për ditën e tyre, duke theksuar se misioni i FSK-së është të mbrojë vendin dhe të garantojë ambient të sigurt për ta dhe familjet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim…