Fëmijëve të çiftit të prekur me koronavirus s’u jep kush ndihmë
15 mars 2020
| 11:46
Familja në Stubëll të Vitisë, e cila është prekur nga koronavirusi, po kalon nëpër një ankth të vërtetë. Fillimisht në këtë familje ishte gjyshi 77-vjeçar që doli pozitiv me virus, pas tij edhe djali dhe reja. Tash në shtëpi kanë mbetur me simptoma të njëjta edhe dy fëmijët e çiftit, por që askush nuk po u vjen në ndihmë, as mjekët të cilët janë thirrur për t’i trajtuar.
Nipërit e të moshuarit që bartën koronavirusin gjenden të mbyllur në shtëpi. Ata janë nisur t’i vizitojnë mediat, të cilat gjatë ditës do t’ju informojnë për gjendjen e tyre.