Femrat që hipin në taksitë pa shofer po ngacmohen sek’sualisht. Ja se si!
Disa vajza dhe gra kanë denoncuar tek autoritetet policore se ato janë ngacmuar sek’sualisht në taksitë pa shofer të San Franciskos nga burra që ndjekin ose bllokojnë makinat e tyre.
Waymo, një shërbim robotik taksie, nisi të ofrojë shërbimin në qytetin e Kalifornisë dy vjet më parë dhe fillimisht u mirëprit nga banorët që janë mjaftueshëm të kujdesshëm për të hipur në taksi me një shofer të panjohur, ca më shumë, pa shofer.
Por disa po bëhen më skeptikë pas një sërë incidentesh që përfshijnë meshkuj, kryesisht të rinj, të cilët, duke përfituar nga teknologjia pa shofer, gjuajnë femrat që udhëtojnë me këto taksi, i ndjekin kur ato shkojnë në shtëpi dhe për më tepër, përpiqen të futen në këto taksi pa shofer.
Stephanie, e cila punon në teknologji, i tha Washington Post se ajo kishte qenë duke udhëtuar në shtëpi me motrën e saj vonë natën, kur një grup burrash në një makinë tjetër filluan t’i ndiqnin.
Ata u afruan pranë taksisë, duke i rënë borive dhe duke bërtitur: “Hej zonja – ju jeni kaq të nxehta”, citoi qytetarja.
Ajo tha se do ta kishte ndryshuar rrugëtimin e saj për të shmangur ndjekjen nga këta meshkuj dhe donte që ata të mos e mësonin adresën ku banon. Por kjo nuk ishte e mundur pasi nuk dinte si ta bënte këtë në automjetin pa shofer që ishte programuar në start për të shkuar në destinacionin e zgjedhur.
Më vonë, ajo tha se i kërkoi Waymo-s që t’i jepte asaj pamjet video të makinës në mënyrë që ajo të raportonte targën e tyre në polici.
“Unë e dua Waymo, por kjo ishte e frikshme”
Një video e postuar në mediat sociale nga Amina, një inxhiniere nga San Francisko, tregoi dy burra duke bllokuar taksinë e saj ndërsa i kërkonin numrin e telefonit.
Në vend që të përpiqej të lëvizte rreth tyre, makina mbeti e palëvizshme, duke pritur që dy djemtë të iknin vetë.
“Duhet të iki – të lutem ndalo, po e pengon trafikun”, u bërtiti ajo, ndërsa njëri prej burrave bëri një sinjal telefoni me duart e tij dhe e mbajti atë në kokë.
“Unë e dua Waymo, por kjo ishte e frikshme”, shkroi ajo në përshkrimin e videos.
“Dy burra ndaluan para makinës sime dhe kërkuan që të jepja numrin tim. Më lanë të mbërthyer pasi makina kishte ngecur në rrugë.”
Një video tjetër e mediave sociale tregoi një taksi Waymo duke u vandalizuar nga burra me kapuç.
Ndërsa në një episod tjetër, një turmë në lagjen Chinatown të qytetit i vuri zjarrin një taksie të tillë, por pa lënduar njerëz.
Elliot, një punonjës teknologjie në San Francisko, tha se u tmerrua një ditë kur teksa ishte në taksinë pa shofer, natëm vonë, një burrë që mbante një thikë në dorë, përpoq të hynte në taksinë e tij.
Ajo që doja në atë moment ishte që dikush ti jepte gaz makinës dhe të largohej një orë e më parë nga ky njeri”, tha ai për Washington Post.
Një zëdhënës i Waymo i tha gazetës: “Ne i marrim këto ngjarje shumë seriozisht dhe kuptojmë se sa shqetësuese mund të jenë”.
Ai tha se incidentet e ngacmimit ose përpjekjet për të hyrë në një nga automjetet gjatë një udhëtimi ishin “jashtëzakonisht të rralla” dhe se stafi mbështetës ishte në dispozicion për të biseduar me pasagjerët dhe për të bashkëpunuar me zbatuesit e ligjit.
Zëdhënësi shtoi se pasagjerët mund t’i thonë një automjeti të tërhiqet ose të ndryshojë destinacionin e tij duke përdorur aplikacionin Waymo, ose t’i kërkojnë një agjenti mbështetës ta bëjë këtë në emër të tyre.
Por disa thonë se faktori kohë, nuk është gjithmonë në favor të aplikimit me efektivitet të këtyre procedurave. /noa.al
Foto: David Paul Morris/Bloomberg