Femrat që me profesion sfidojnë paragjykimet

17 nëntor 2022 | 01:03

Nga punët automekanike e deri te taksitë, këto dy profesione i kanë përvetësuar edhe gratë.

Ndonëse ende për disa mund të jetë e çuditshme që një femër të punoj në servisimin e veturave, një gjë e tillë nuk përbën aspak problem për Dorentinën.

Ani pse 6 vjet më parë, Dorentina Qerimi hezitoi për t’iu bashkuar botës së mekanikës, ajo sot mburret me profesionin e saj.
“Kur ia kam filluar unë,punës me babanë, ka qenë njëfar, s’di, ma ka dashur  zemra edhe sot që e punoj këtë punë me shumë me dashni”, thotë ajo për RTK-në.

“Mos e shih nëse i ngjyen duart apo çka, veç puno, çdo gjë  arrihet”.

Femrat që kanë profesion vozitjen e mjeteve të transportit po shihen më shpesh në timon. E tillë është edhe Rabije Hoxha.
”Me këtë profesion merrem që 4 muaj. Më pëlqen vozitja, pra edhe më është përshtatur profesioni”, thotë Rabija për RTK.

“U propozoj vajzave e grave që nëse u pëlqen të punojnë  taksi, pse jo,  le të punojnë, nuk është ky profesion që ka gjini”, thotë ajo.

Të dy këto patën një thirrje për gratë tjera, që pavarësisht paragjykimeve nga shoqëria, t’i ndjekin ëndrrat e tyre dhe mos të dorëzohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vizituar…