Fenerbahçe braktis finalen pas 3 minutash lojë, Galatasaray fitoi Superkupën
07 prill 2024
| 23:07
Finalja e Superkupës së Turqisë dhuroi një shfaqje të shëmtuar. Fenerbahçe vendosi të largohej nga fusha në minutën e 3-të, pasi Mauro Icardi kishte kaluar në avantazh Galatasarayn në minutën e parë.
Fenerbahçe zgjodhi të luante me ekipin U-19, një vendim i marrë pas incidenteve në Trabzon dhe gjithashtu pas kërkesës për të zhvendosur ndeshjen, pasi janë ende në garë në Ligën e Konferencës.
Galatasaray fitoi Superkupën në një situatë jo të zakonshme, teksa festuan në fushë sikur gjithçka të kishte ndodhur rregullisht.