Fenerbahçe, gati ta huazon Ademin
29 dhjetor 2020
| 14:21
Sulmuesi Kemal Ademi mund të largohet nga skuadra e Fenerbahçes.
Sipas mediave turke, drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit dhe kanë vendosur ta huazojnë në afatin kalimtar të janarit.
Ademi 24-vjeçar, u transferua në tetor të këtij viti te Fenerbhaçe nga Baseli, por nuk ka rritur të lërë gjurmë. Në fakt, ai shihej tek ekipi turk si zëvendësim për sulmuesin Vedat Muriqi, i cili iu bashkua Lazios. Ademi këtë edicion nuk e ka shënuar asnjë gol në nëntë ndeshje të luajtura për Fenerbahçen. Ai ka kontratë me skuadrën turke deri në verën e vitit 2023.