Fenerbahçe interesohet për Mullerin

10 prill 2025 | 13:45

Thomas Muller po shihet si përforcimi i madh i skuadrës së Fenerbahçes në afatin kalimtar të verës.

Në Turqi po raportohet se Fenerbahçe tashmë ka kontaktuar me sulmuesin gjerman, i cili në fund të sezonit do të largohet nga Bayern Muncheni.

Muller te Fenerbahçe do të transferohet si lojtar i lirë pasi në verë i skadon kontrata me Bayernin.

Ai pëlqehet nga trajneri Jose Mourinho, i cili ka kërkuar nga Fenerbahçe që t’i ofroj kontratë dyvjeçare gjermanit 35-vjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, ka…