Fenerbahçe interesohet për Muriqin
14 mars 2019
| 17:57
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, po shkëlqen këtë sezon në ligën elitare të Turqisë me skuadrën e Rizesporit.
Këto paraqitje kanë bërë që interesim për shërbimet e tij të shfaqë Fenerbahçe. Sulmuesi Islam Slimani është lënë jashtë skuadrës, kurse Roberto Soldado është në përfundim të kontratës, prandaj drejtuesit e këtij klubi e dëshirojnë një sulmues të ri.
Ish-sulmuesi i Lirisë së Prizrenit ka luajtur 25 ndeshje dhe kontribuoi me dhjetë gola dhe gjashtë asistime.