
Fenerbahçe mund ta marrë Muriqin në formë huazimi
11 nëntor 2021
| 12:40
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi mund të rikthehet në Fenerbahçe. Klubi turk ka shprehur interesim që ta marrë në formë huazimi sulmuesin shtatlartë.
Ofertën e klubit turk mund ta pranon Muriqi, i cili në skuadrën e Lazios nuk pa arrin të lerë gjurmë. Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira raporton se Fenerbahçe e do Muriqin gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Vedat Muriqi mund të largohet nga Lazio në janar. Fenerbahçe ka shprehur interesim për rikthimin e sulmuesit në formë huazimi”.