Fenerbahçe mund të tërhiqet nga liga turke

01 prill 2024 | 17:40

Koha e krizës po afron për Fenerbahçe, ku së shpejti do të mësohen vendime të reja mbi klubin turk.

Zanafilla e kësaj situate të rënduar startoi në mbrëmjen e 17 marsit, ku Fenerbahçe fitoi në fushën kundërshtare ndaj Trabzonspor me shifrat 2-3, me golin e fitores që u shënua në minutën e 87’. Në përfundim të sfidës, Fenerbahce filloi të festonte për këtë triumf, por tifozët vendas nuk e pritën mirë dhe pushtuan fushën, duke filluar edhe dhuna mes huliganëve dhe lojtarëve.

Disa lojtarët të Fenerbahçe reaguan, duke sulmuar tifozët kundërshtarë. Bright Osagi-Samuel ishte një nga lojtarët të cilët grushtuan më së shumti huliganët. Bordi disiplinor turk do të dalë për të dhënë vendimet përkatëse për sjelljet jo sportive ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të përfshirë në këtë sherr masiv në fushë, por gjithashtu është konfirmuar se edhe 13 tifozë vendas janë arrestuar për agresionin.

Megjithatë, Fenerbahçe ka njoftuar se ditën e martë, më 2 prill, ka caktuar mbledhjen e jashtëzakonshme të përgjithshme të klubit, ku mund të vendoset tërheqja e skuadrës nga liga kryesore turke.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa njerëz, pas punës pinë birra: ne thjesht duam të…