Fenerbahçe ofron 10 milionë për Khediran
11 korrik 2019
| 14:39
Mesfushori gjerman i Juventusit, Sami Khedira mund të transferohet në Turqi.
Mediet italiane kanë raportuar sot se Khedira është synim i Fenerbahçes, e cila ka ofruar 10 milionë euro për kartonin e ish-lojtarit të Real Madridit.
Largimi nga Torino duket shumë i mundshëm në ketë afat kalimtar, sepse “Zonja e Vjetër” tashme ka transferuar Adrien Rabiotin dhe Aaron Ramseyn.
/Epoka e re/