Fenerbahçe refuzon edhe Fiorentinën për Muriqin
13 janar 2020
| 22:23
Fenerbahçe ka refuzuar edhe ofertën e dytë brenda një kohe të shkurtër për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Pas Tottenhamit, skuadra turke e ka refuzuar edhe Fiorentinën. Lajmi është bërë me dije nga e përditshmja turke “Sabah”. 25-vjeçari ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje për Fenerbahçen. Gjatë karrierës, Muriqi në Turqi ka luajtur edhe te skuadrat si Gençlerbirligi e Giresunspor.