Fenerbahçe synon ta rikthejë Ronaldon në Evropë

22 nëntor 2024 | 11:33

Një klub po përpiqet të kthejë Cristiano Ronaldon në Evropë. Sipas portalit turk “Fotomac”, Fenerbahçe shpreson të bindë Cristiano Ronaldon të kthehet në Evropë pas dy viteve të kaluara në Arabinë Saudite.

Jose Mourinho, i cili ka punuar me portugezin te Real Madridi, thuhet se tashmë ka folur personalisht me Ronaldon për ta bindur që të kalojë në Fenerbahçe.

Mario Branco, drejtori sportiv i Fenerbahçes, gjithashtu do të kishte ndërmarrë hapa konkretë për ta bërë transferimin një sukses dhe ka nisur tashmë bisedimet me Al-Nassr për lëvizjen që do të ndodhte në janar.

Jose Mourinho është optimist se transferimi mund të realizohet dhe beson se agjenti Jorge Mendes, i cili menaxhon të dy do të luajë një rol vendimtar. Cristiano Ronaldo mbërriti në janar 2023 tek Al-Nassr dhe me këtë transferim u bë futbollisti më i paguar në botë, me një pagë vjetore prej 200 milionë eurosh.

Individualisht, Cristiano Ronaldo pati arritje të jashtëzakonshme në Arabinë Saudite, 68 gola dhe 18 asistime në 79 ndeshje, por nuk arriti të fitojë kampionatin me Al-Nassr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një videoje të postuar…