Fenerbahçe zbret çmimin e Muriqit

18 qershor 2020 | 21:52

Një ofertë prej 15 deri në 20 milionë euro do ta bindte Fenerbahçen të heqë dorë nga sulmuesi Vedat Muriqi.

Klubi turk ku luan reprezentuesi i Kosovës nuk po kanë ritmin e duhur në kampionat dhe titulli duket utopik, ani pse në javët e para shiheshin kandidatë për të triumfuar në fund.

Ata tani kanë rënë në pozitën e shtatë me 43 pikë të grumbulluara, nëntë pikë prapa liderëve Trabzonspor dhe Istanbul Basaksehir, që kanë nga 56 pikë.

Kështu, drejtuesit kanë nisur menjëherë të mendojnë për të ardhmen dhe në verë duket se do të ndryshojnë shumë gjëra sipas mediave turke.

Gokhan Gonul dhe Caner Erkin pritet të rikthehen, ndërsa sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shumë mundësi të largohet.

Për të është folur se e duan shumë klube dhe Feneri nuk e pengon që të largohet, por që të ndodhë diçka e tillë duhet të vijë një ofertë 15-20 milionë euro.

Për shkak të formës së mirë në fillim të sezonit, si klubi ashtu edhe Muriqi, kërkesa kishte arritur 30 milionë euro, por 2020 s’ka qenë aspak siç kanë ëndërruar andaj Feneri tashmë ka ul këtë çmim dhe gjatë verës do të dëgjojë oferta për Muriqin. Klube nga Serie A, Premierliga dhe Bundesliga raportohet se kanë shfaqur interesim për ‘Gladiatorin’ e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë…