“Fenomeni”, martohet për herë të katërt
13 janar 2023
| 16:42
Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga Selina Loks, e cila ka postuar foto me legjendën e futbollit botëror, teksa shkruan: “Po, pranoj. Do të të dua përgjithmonë”.
Të dy shfaqen të lumtur dhe të përqafuar. 30-vjeçarja është një modele dhe prej vitin 2015 ka lidhje me ish-sulmuesin e njohur, raport që është kurorëzuar me martesë. Selina bëhet gruaja e katërt në jetën e Ronaldos. 45-vjeçari ka pasur më parë lidhje bashkëshortore me Milene Domingues, Daniella Cicarelli dhe Maria Beatriz Anthony.
Prej vitit 2019, Ronaldo mban postin e presidentit të Valladolid, skuadrës spanjolle, ndërkohë që vitin e kaluar mori edhe pronësinë e klubit brazilian Kruzeiro.