‘Fenomeni’: Unë, Messi dhe CR7 do t’i kishim tmerruar kundërshtarët

17 dhjetor 2020 | 11:12

Formacioni më i mirë i historisë, i hartuar nga “France Football”, shkaktoi diskutime për një formacion sa spektakolar aq edhe të paekuilibruar, por sigurisht entuziazmoi një nga protagonistët e asaj njëmbëdhjetëshe.

Ronaldo “Fenomeni”, i cili u përfshi si sulmues qendror me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në krah, i kontaktuar nga revista e famshme franceze, ka thënë se nëse do të luanin bashkë me Messin dhe CR7, mbrojtësit do të tmerroheshin.

“Çfarë ekipi i çmendur. A mund ta imagjinoni nëse do të mund t’i kishim luajtur të tre, së bashku!? Mbrojtësit do të ishin tmerruar… Publiku do të kishte qenë i çmendur nga dashuria. Kam pasur mundësinë të përballesha me secilin prej tyre në fushë dhe duhet të them se ata bënë historinë e futbollit. Prania e tyre në ‘Drem Team’ është më se e merituar”, ka thënë Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka përfunduar në profilin e Instagram-it…